Protesta e OVL -UÇK ndaj Speciales vazhdon në Hagë

Pas protestës masive të organizuar nga OVL UÇK në sheshin “Skënderbeu” më 8 gusht ndaj Gjykatës Speciale, kësaj radhe një tjetër protestë do të organizohet në Hagë të Holandës, shkruan Mitropol.
Kjo protestë do të organizohet nga mërgata shqiptare, dhe do të protestohet sërish ndaj padrejtësive të ish-krerëve të UÇK-së që aktualisht po gjykohen në Hagë.
Vendimin për organizimin e kësaj proteste e ka mirëpritur edhe OVL UÇK, derisa protesta pritet të mbahet më 14 shtator me fillim nga ora 14:00.







