Protesta kundër Speciales, Mustafa: Sikur ta kisha shëndetin, më 7 gusht do të isha edhe unë në shesh

Në mbështetje të protestës nga OVL UÇK ka dalë edhe ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se po ta kishte shëndetin edhe ai do të dilte dhe të protestonte në shesh.
Sipas Musatafës, gjykimi që po iu bëhet krerëve të UÇK-së në Hagë është i padrejtë, pasi që ata po cilësohen siç tha ai si një “ndërmarrje kriminale”.
“Gjykata u themelua me bindje se do të marrin dënimet e merituara njerëzit për të cilët faktohet se kanë kryer krime. Askujt s’do ti shkonte mendja se në vend të kësaj, bartësit kryesorë të luftës për të mbrojtur pragun e shtëpisë, me rol kyç në Rambuje, në bisedat e Vjenës, në shpalljen e pavarësisë”, është shprehur tutje ai.
Kujtojmë se protesta do të mbahet gjstë ditës së nesërme me fillim nga ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”








