Medi
LAJME

Protestojnë prapë studentët në Beograd: Populli duhet të zgjedhë

Protesta “Shihemi në Vidovdan”, e thirrur nga lëvizja studentore, filloi sot më Beograd me një përkujtim të viktimave të shembjes së tendës në Novi Sad dhe një heshtje 16-minutëshe nga ora 19:11, koha kur protesta e mëparshme u ndërpre me dhunë, shkruan Mitropol.

Sipas një vlerësimi zyrtar, të publikuar nga Ministria e Brendshme Serbe, pas orës 18:00, në sheshin Slavija kishte rreth 36 mijë njerëz. Organizatorët pretendojnë se erdhën gjysmë milionë njerëz. Dhjetëra oficerë policie u vendosën reeth ndërtesave qeveritare.

Weelnes

“Popull i Serbisë, koha ka mbaruar – por jo për ne. Që nga ky moment e tutje, kjo nuk është më një protestë studentore. Ne mbetemi këtu si qytetarë. Këta njerëz nuk planifikojnë të tërhiqen. Ata njoftuan fundin për 20 janar, pastaj për 15 mars, pastaj për Vidovdan. Ne të gjithë do të ngrihemi, të gjithë do të fitojmë. Lista e studentëve do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve. Ne do t’i kontrollojmë zgjedhjet si kurrë më parë. Fitorja do të jetë e jona. Kur të na shihni në rrugë, dijeni se po punojmë shumë dhe po përgatitemi për zgjedhjet. Nuk do t’ju themi çfarë të bëni. Populli duhet të zgjedhë. Të udhëhequr nga ndërgjegjja e tyre, merrni lirinë tuaj në duart tuaja. Ne besojmë tek ju”, thanë studentët.

Kah fundi i protestës, situata u tensionia. Policia hodhi gaz lotsjellës në rrugën Kneza Millosh pranë ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, sipas mediumit N1.

Pati edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë. Disa nga turma hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera drejt policisë.

Active 1