
Komuna e Vushtrrisë ka publikuar orarin e barnatoreve kujdestare për muajin shtator, raporton Mitropol.
Në kuadër të kësaj komuna bënë të ditur se barnatoret kujdestare do të punojnë ditëve të diela dhe gjatë natës në periudhën kur funksionon ora policore.
Sipas këtij njoftimi orari i punës së tyre si barnatore kujdestare fillon nga ora 23:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit./Mitropol/








