Pellini
02LAJME

Pulashitësit ndezën goma për ngrohje te tregu, dënohen nga Inspeksioni dhe detyrohen ta pastrojnë vendin

Një grup i tregtarëve të pulave sot kanë ndotur mjedisin duke ndezur goma për ngrohje tek tregu, përskaj stadiumit Riza Lushta, shkruan Mitropol.

Inspektorati komunal ka dalë në vendngjarje me të pranuar informatën dhe kanë ndërhyrë në situatë.

Aurora Group

Drejtori i Inspeksionit, Valon Brahimi ka thënë për Mitropol se Inspeksioni ka thirrë zjarrëfikësit për fikjen e zjarrit dhe kanë shqiptuar gjoba ndaj personave të pandërgjegjshëm duke i detyruar të njejtit qe të pastrojnë vendin nga materialet e djegura të dëmshme.

Brahimi ka thënë se do të jenë të pakompromis me ndotësit e ambientit dhe se inspektorët komunal do të vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në 7 ditë të javës me qëllim të evitimit të çfardo parregullësie që dëmton interesin e përgjithshëm të qytetarëve./Mitropol/

Pellini