Medi
02LAJME

Punë e kryer: Vesa Broja zgjidhet Kryesuese e Kuvendit Komunal me 21 vota për

Sot u mbajt seanca e dytë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës me ç’rast me kuorumin prej 21 asambleistëve të pranishëm, asambleistja më e votuar nga PDK, Vesa Broja u zgjodh Kryesuese e Kuvendit Komunal për 4 vitet e ardhshme, shkruan Mitropol.

Bedri Hamza arriti t’i siguroj votat e duhura për ta siguruar kuorumin e nevojitur prej 18 votash dhe Broja kaloi votimin qysh në raundin e parë.

Weelnes

Në seancë morrën pjesë Shkurta Shosholli Musa, Elidiana Budini Haziri dhe Jeton Zeneli, 3 asambleistë nga VV, dhe Armend Agolli e Xhylijeta Morina nga LDK, duke ia mundësuar vazhdimin e mbledhjes kryetarit Hamza.

Mitropol raportoi ekskluzivisht para mbledhjes se këta 3 emra nga VV dhe 2 nga LDK do ishin të pranishëm në votim./Mitropol/

Weelnes