Market Florenti
02LAJME

Punëtorët e “Unitetit” pastruan të gjitha rrugët e qytetit, rruga “Ali Zeneli” si deponi mbeturinash

Punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Uniteti” dje kanë vazhduar me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit të Mitrovicës, duke bërë fshirjen e rrugëve dhe trotuareve, shkruan Mitropol.

Fokus i tyre kanë qenë lagjet e mëdha të qytetit, të cilat ishin përplot me mbeturina.

Premium Store

Një nga rrugët që ishte në gjendje të rëndë ishte rruga “Ali Zeneli”, e cila është në mesin e top-prioritetve të qeverisjes së Bedri Hamzës.

Pardje janë pastruar sheshi Luan Haradinaj (Liria), si dhe rrugët Bedri Gjinaj e Isa Boletini, ndërsa dje punëtorët larguan mbeturinat nga rrugët “Shemsi Ahmeti”, “Xhafer Deva”, “Pajazit Boletini”, “Miran Hajra” e “Nexhip Dragaj”.

Nga kompania thonë se mbeten të përkushtuar për pastërtinë e qytetit./Mitropol/

Koha