Punimet në fushën me bari sintetik të Trepçës’89 shkaktojnë pluhur të madh, qytetarët detyrohen të kalojnë në anën tjetër të liqenit
Punimet për rregullimin e fushës me bari sintetik të Trepçës ‘89 pas dëmeve që kjo fushë pësoi nga dëmtimet kanë shkaktuar neveri të madhe tek qytetarët, shkruan “Mitropol”.
Ata thonë se për shkak të pluhurit të madh që po shkaktojnë këto punime po detyrohen të dalin në anën tjetër të liqenit akumulues për ta vazhduar ecjen.
“Thu se s’kanë kohë ma të përshtatshme me punu. E kanë lanë bash në fllad kur krejt dalin me ec.”, tha njëri nga qytetarët për “Mitropol”.
Fusha që tashmë bart emrin e futbollistit të ndjerë Erion Kajtazi u dëmtua tërësisht pas vërshimeve që ndodhën muaj më parë në Mitrovicë./Mitropol/