Active 2
LAJME

Putin për mundësinë e fillimit të Luftës së Tretë Botërore: Është shqetësuese

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur shqetësimin për rritjen e rrezikut global nga konfliktet, duke përmendur mundësinë e një Lufte të Tretë Botërore, shkruan Mitropol.

Deklarata u bë gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, sipas Reuters, transmeton Periskopi.

Aurora Group

“Po, është shqetësuese. Po flas pa ironi dhe pa shaka. Ka shumë potencial për konflikte dhe ai po shtohet. Kjo ndodh para syve tanë dhe na prek drejtpërdrejt”, u shpreh Putin.

Në fjalimin e tij, ai përmendi luftën e Rusisë në Ukrainë, konfliktin e armatosur Iran-Izrael dhe situatën e ndërlikuar bërthamore iraniane, ku Rusia po ndërton dy reaktorë të rinj bërthamor, në bashkëpunim me Teheranin.

Putin shtoi se situata kërkon vëmendje e angazhim serioz për gjetjen e zgjidhjes.

“Kjo kërkon jo vetëm vëmendje të kujdesshme ndaj zhvillimeve që po ndodhin, por edhe kërkimin e zgjidhjeve – zgjidhje, në mënyrë të preferueshme, paqësore, në të gjitha drejtimet”, është shprehur Putin.

Koha