IN MEMORIAMKOSOVË

“Qava atëherë dhe do të qaj sa herë që e tregoj”/ Buzhala ndan rrëfimin prekës për ditët e fundit me babanë e ndjerë

Në prag të tre vjetorit të ikjes nga kjo botë të babait të tij, gazetari, Berat Buzhala, ka vendosur që të ndajë kujtimet nga ditët e fundit bashkë me siç e quan ai, ‘t’atin’.

Me një shkrim tejet prekës, i cili që në rreshtat e parë të bën mishin kokrra-kokrra e sytë t’i mbushë lot, Buzhala ka treguar për humbjen e tij të madhe dhe të pariparueshme.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

T’at a je mirë, se nuk po më dokesh?”, e nis rrëfimin ai për ditën kur e kuptoi se babai i tij veçse kishte marrë rrugën për në amshim.

E mora supën dhe e zbarza në një pjatë, pastaj e mora bukën që e mbaja të mbështjellë në pëlhurë dhe e hodha aty. “A po e han pak”, i thashë. Më kaploi një frikë sepse e pashë që reflekset nuk i kishte si ato të djeshmet. Nuk po arrinte ta kapte lugën qysh duhet dhe mua po më shikonte pak më ndryshe”, tregon Buzhala.

Ai ka ndarë kujtime personale nga jeta prej mbi 4 dekadash bashkë, për pajtimet e mospajtimet me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha, ka folur për dashurinë e pastër babë-bir.

Ky rrëfim personal i Buzhalës është ndarë në disa pjesë, teksa pjesa e parë është publikuar sonte.

I ndjeri, babai i tij, ka humbur jetën më 11 korrik të vitit 2020 si pasojë e infektimit me virusin SARS CoV-2.