Medi
02LAJME

Qenan Qerkezi, vushtrriasi që kontribuoi në blerjen e armëve për UÇK-në në vitet e 90-ta

Qenan Qerkezi, është njëri nga për liri dhe pavarësi gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur veprimtarit për çlirim nga pushtuesi serb kishin marrë një intensitet të madh, shkruan Mitropol.

Qerkezi, atëbotë ishte arkatar i Sindikatës së Pavarur të Ekonomisë së Vogël e Zejtarisë, dhe nga aty, qoftë me ndihma financiare qoftë me ndihma të natyrave tjera, ndihmonte në realizimin e lëvizjes për çlirim dhe pavarësi.

London

Qerkezi, kujtohet nga veprimtarët e asaj kohe, si njeri i cili ishte i gatshëm që me sado para që kishte të ndihmonte në blerjen e armëve, të cilat më pastaj do të përdoreshin nga ushtarët e UÇK-SË.

Për ta njohur më mirë Qenan Qerkezin ju ftojmë ta lexoni këtë postim në të cilin tregohet veprimtaria e tij:

Qenan Qerkezi sinonim i humanizmit, fisnikërisë e atdhedashurisë!

Gjatë viteve të ’90-ta e në mbarimin e luftës së UÇK- së, Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël e Zejtarisë ishte mjaft aktive dhe njëra ndër institucionet më të respektuara në komunën e Vushtrrisë.

Veprimtarët e saj e kanë mbyllur aktivitetin me të përfunduar lufta. Ishte kohë kur u bënë bashkë punëtori e pronari kundër pushtuesit.

Konsideroj se kjo sindikatë ka kryer me mjaft sukses misionin e saj të ekzistencës në aspektin e reagimit të përbashkët e të organizuar në raport me pushtuesin e pastaj edhe në çështjet humane, ku kjo sindikatë ishte magje e mijëra familjeve e deri te mbështetja e parezervë që në embrionin e saj, lëvizjen çlirimtare.
Aktivisht ndihmoi Këshillin Qendror të Solidaritetit dhe Këshillin e Financimit.
Rolin më qenësor të organizimit e kishte arkëtari i kësaj sindikate Qenan Qerkezi.

Dua të rikujtoj vetëm disa nga kujtimet e asaj veprimtarie e që lidhen me bacën Qenan, si e quanim asokohe.

Ishte viti 1991 dhe kishin filluar ca lëvizje në funksion të luftës, e të cilat ne si sindikatë i mbështesnim materialisht.
Njëri nga veprimtarët në këtë rrugëtim më thotë se në komunën e Drenasit kishte arritur një sasi e armatimit dhe se ne mund ta blenim.

Unë asokohe kisha një pjesë të mjeteve nga buxheti personal por nuk mjaftonin. Shkova te baci Qenan dhe i tregova për hallin. Më shtyri brenda me një shikim dhimbjeje…!

Më thotë; Je i ri e po më dhimbesh se kjo rrugë është e vështirë, unë i kam bërë ca vite e po shkoj në vendin tënd në këto punë..!
E kuptova se para vetes kisha një një burrë nga qyteti i cili nuk ishte vetëm humanist e fisnik, por ishte edhe një atdhedashës i madh….!

Shkuam por nuk pati sukses tentimi ynë.
Qenanit duke ia kthyer mjetet prapë më porositi që punët e kësaj natyre ti lihen atij…!
Ne si veprimtarë të këtij rrugëtimi edhe u arrestuam edhe u maltretuam mizorisht e për biseda informative mos të flasim.

Kur u shtrëngua përcjellja policore për ne, e takoj Qenanin dhe prapë plot energji: Do ti mbajmë takimet tek lumi Sitnica e aktivitetin nuk kemi me ndal nga këta kaurra si i quante ai pushtuesit.

Kemi shumë kujtime nga veprimtaritë edhe humane edhe të rezistencës me veprimtarët e sindikatës si bacën Qenan, Sylën, Zeqën, Ragipin, Ibrahimin, Mehdiun, Sahitin, Ruzhdiun, Behxhetin,xhamprerësin me mbiemrin Jupolli, dhe shumë të tjerë.

Veprimtari Qenan Qerkezi e meriton
që me kontributin e tij të shpallet qytetar nderi i komunës së Vushtrrisë.
Madje jemi vonuar ca në dhënien e kësaj dekorate, ai nuk e ka përjetuar respektin e shoqërisë për kontributin e dhënë.

Weelnes