Qendra Komunale e Numërimit në Vushtrri publikon rezultatet e para për asambleistë – ja kush prin deri më tani

Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve në Vushtrri ka filluar publikimin e rezultateve të para në KQZ për zgjedhjet e Kuvendit Komunal. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 22:25 janë numëruar 31.96% e vendvotimeve, ndërsa kandidatët më të votuar deri më tani janë këta:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me rezultatet më të larta, ku më i votuari është Ferit Idrizi me 3,297 vota, i ndjekur nga Hava Mlinaku me 355 vota, Xhon Gubetrini me 277 vota, Lorik Maxhuni me 225 vota, Plilum Maljqi me 173 vota, Vilere Tahiri me 170 vota, dhe Kushtrim Hyseni me 139 vota.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka si më të votuarin Sylejman Mehollin me 2,613 vota, pasuar nga Mek Selaci me 210 vota, Nasuf Aliu me 204 vota, Edmond Hyseni me 172 vota, Bujar Haxhaj me 132 vota, Berat Asllani me 124 vota, dhe Selvete Gërxhaliu me 118 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) deri tani prin me Xhafer Tahirin me 1,930 vota, Isak Uka me 183 vota, Ramadan Parduzi me 161 vota, Leonard Gërbovci me 131 vota, Braj Sakuku me 108 vota, Fakete Dushi me 108 vota, dhe Edona Gashi me 102 vota.
Nga AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, më i votuari është Mensur Kastrati me 285 vota, pasuar nga Benjamin Shala me 99 vota, Hamide Gërxhaliu me 63 vota, Maliq Ferizi me 22 vota, Arbina Buzolli me 19 vota, Liridona Morina me 18 vota, dhe Rizah Berisha me 17 vota.
Ndërsa te Nisma Socialdemokrate, më e votuara është Xhevahire Izmaku me 586 vota, e ndjekur nga Kushtrim Veseli me 138 vota, Diellza Planina me 56 vota, Bekim Zabërgja me 38 vota, Gazmend Zabërgja me 37 vota, Vjollca Januzi me 35 vota, dhe Bedri Dobra me 27 vota.
📍 Këto janë rezultate preliminare që mund të ndryshojnë me publikimin e kutive të tjera të mbetura për t’u numëruar.
🗳️ Procesi i numërimit po vazhdon në Qendrën Komunale të Numërimit në Vushtrri








