Qentë endacakë i vërsulën një nxënësi të klasës së 6-të tek ndërtesa e “Ari Company” tek Ura e Gjakut, u shpëtua nga një kalimtare

Një nxënës i klasës së 6-të u sulmua sot nga një grumbull i qenëve endacakë në afërsi të Parkut të Solanës, tek Ura e Gjakut në Mitrovicë, njofton Mitropol.
Një dëshmitar i rastit tha për Mitropol se nxënësi u shpëtua nga një kalimtare e rastit, së cilës poashtu iu vërsulën qentë.
Sulmi ka ndodhur konkretisht tek banesat e ndërtuara nga “Ari Company”, ku sipas dëshmitarit po qëndrojnë grumbuj qenësh vazhdimisht.
Qytetari ka bërë thirrje që organet e Komunës së Mitrovicës të ndërmarrin masa të menjëhershme, në mënyrë që sulme të tilla të evitohen në të ardhmen.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës veçse ka filluar projektin për trajtomin e qenëve endacakë, ndërsa diçka e tillë nuk është ndërmarrë edhe nga Komuna e Mitrovicës./Mitropol/








