
Themeluesi i tifo-grupit të parë në trojet shqjptare “Torcida”, Shefqet Begu (Qeti) mbrëmë ka pozuar me Kupën e Kosovës në Hendboll në duart e tij, shkruan “Mitropol”.
Kjo kupë erdhi në Mitrovicë si rezultat i angazhimit të madh të klubit të Mitrovicës, i udhëhequr nga Taib Kabashi me president Bujar Istrefin (Skillin).
Klubi mitrovicas mposhti ekipin pejan “Famgas Besa” me rezultat 40-39.
Kupa e Kosovës erdhi në Mitrovicë për herë të parë pas 22 vitesh, qysh prej vitit 2002./Mitropol/







