Medi
02LAJME

Qeveria Kurti sikur të tjerat: Ndan para edhe për dy fakultete, derisa ato ekzistuese nuk po mbushen me studentë

 

Në buxhetin e Republikës së Kosovës, Qeveria Kurti ka ndarë mjete për ndërtimin edhe të dy fakulteteve në Universitetin e Mitrovicës, anipse qyteti ka nevoja të tjera më urgjente.

Medi

Momemtalisht në UMIB janë të ndërtuara disa objekte, të cilat nuk po arrijnë të mbushen me studentë, pasi interesimi ka rënë.

Ndikim në uljen e numrit të studentëve është raportuar se ka pasur edhe emigrimi i të rinjve, ndërsa hapja e Universiteteve në disa qytete ka ulur numrin e atyre që duan të studiojnë në Mitrovicë.

Kampusi i Universitetit “Isa Boletini” ka të përfunduara tri objekte, rektoratin dhe dy objekte gjigante për fakultete, e poashtu në ndërtim e sipër janë konvikti dhe menza e studentëve.

Nga numri i studentëve që janë tani, këto objekte konsiderohen të mjaftueshme, ndërsa konvikti dhe menza që pritet të hapen janë në pikëpyetje nëse do të mbushen me studentë, pasi shumica janë nga rajoni i Mitrovicës.

Ndërkohë, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë ndërtimin e një QKMF-je, çerdheve, shkollave të zanatit e parkingjeve.

Weelnes