Aurora Group
KOSOVË

“Qeveria shpenzoi 160 milion euro për ndihma sociale me këto mjete do të ndërtoheshin 80 çerdhe”

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

TEB

Profesori universitar, Shkumbin Misini ka pohuar se ka besuar shumë në qeverinë aktuale dhe në kryeministri Albin Kurti por që është dëshpëruar shumë për shkak të mospunës së tyre.

TEB

Ai thotë se ka pritur një reformë rrënjësore në ekonomi e cila nuk ndodhi kurrë.

“Unë kam pritur një reformë rrënjësore duke u bazuar në tri thëniet e kryeministrit Kurti, barazi, pavarësi dhe drejtësi.Prej këtyre tri elementeve asnjërën nuk e ka realizuar. Ajo çka mua më së shumti me shqetëson si faktor makroekonomik është të ardhurat për kokë banori, që Kosova është në vendin e fundit në rajon, pas Mali të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. Të ardhurat aktuale për kokë banori në Kosovë janë 5340 dollar, këtë gjendje shteti i fundit i rajonit e ka pas në vitin 2019. Pra jemi shumë mbrapa të gjithëve, mirëqenia jonë është tejet e ultë dhe premtimi se do të ketë barazi shoqërore nga kryeministri Kurti nuk është askund, këtu është edhe dëshpërim”, ka pohuar profesor Misini.

Në anën tjetër duke analizuar të dhënat e hulumtimit të fundit të Institut Ndërkombëtar Republikan ku problemet ekonomike mbeten shqetësimet kryesore të qytetarëve, profesori Misini ka thënë se ndarja e ndihma prej 100 eurosh nuk kanë pasur asnjë efekt në rritjen ekonomike, përkundrazi të gjitha këto mjete kanë thelluar edhe më shumë deficitin tregtar pasi ato janë shpenzuar në supermarkete.

“Mbi 160 milion euro sa kjo qeveri ka ndarë si ndihma sociale të njëhershme për qytetarët janë djegur pasi nuk ka ndikuar fare në mirëqenien e qytetarëve. Paramendojeni me këto 160 milion euro do të ishin ndërtuar 80 çerdhe dhe shumë nënave kosovare do t’ua lehtësonte jetën, shumë njerëz do të punësoheshin në to dhe shumë fëmijë do të kishin kujdes institucional. Pra efektet do të ishin multiplanfikuese në ekonomi”, ka thënë mes tjerash profesor Misini.

Market Florenti