Premium Store
KOSOVËLAJME

Qytetarët në Skenderaj organizohen për ta përkrahur Sami Lushtakun që po intervistohet në Polici

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, po raportohet se ka shkuar në stacionin policor të këtij qyteti për të dhënë dëshmi lidhur me incidentin e ndodhur të enjten në një prej kafiterive të qytetit.

Ndërkohë sipas mediave lokale, qytetarët e Skenderajt janë vënë në dijeni të kësaj dhe përmes rrjeteve sociale kanë bërë thirrje për t’u organizuar në përkrahje të Lushtakut.

Dukato 1

“Ftohen qytetarët e Skenderajt që, brenda pak minutave, të mblidhen para Stacionit të Policisë në Skenderaj, ku kryetari Sami Lushtaku pritet të intervistohet.”, thuhet në një mesazh.

Active 1