02LAJMI YTSHNETA

Qytetari i plagosur në kokë nga serbët në vitet e 90’ta falënderon për ndihmën motrën Shemsije Kamberaj me rastin e pensionimit të saj

Motra medicinale Shemsije Kamberaj ka arritur fundin e karrierës së saj pasi që ajo tashmë është pensionuar. Ajo i ka shërbyer dhe është përkujdesur për qytetarët e Republikës së Kosovës për mbi 40 vite, shkruan “Mitropol”.

Por, motra mitrovicase përveç në kushte normale, ka dhënë kontribut edhe gjatë periudhës së demonstratave të Kosovës në vitet 80/90, ku ka mjekuar protestues e luftëtarë të shumtë të plagosur nga forcat serbe.

Florenti Company
KL
Market Florenti
Koha

Me rastin e pensionimit të saj, një qytetar me emrin Shemsi Salihi ka kontaktuar me redaksinë e “Mitropol” duke rrëfyer përmes një letre historinë e tij të dhimbshme të plagosjes nga forcat serbe dhe ndihmën që i ka ofruar motra Shemsije të cilën ai e quan “Heroina e Tavnikut”.

Ai ka treguar se më 20 shkurt 1990, në ditën kur forcat serbe vranë Selman Vojvodën, edhe Shemsi Salihi u plagos në kokë nga forcat e armikut. Por, ai pati fatin të qëllonte pranë shtëpisë së motrës Shemsije e cila e futi brenda dhe i ofroi ndihmën e parë.

Siç rrëfen qytetari, motra Shemsije i dha një ineksion karshi helmimit pas plagës që ai mori në kokën e tij dhe ia largoi rrobat e gjakosura e i dha rroba të pastërta pasi e trajtoi atë.

Salihi e falënderon motrën Shemsije e cila për 4 dekada shërbeu në mënyrë të palodhshme dhe dinjitoze për pacientët e saj./Mitropol/