Qytetari i sulmuar nga shefi i Gjinekologjisë flet për “Mitropol”: Ai ish për Shtime

Një rast skandaloz i dhunës është regjistruar në repartin e Gjinekologjisë së Spitalit të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” pardje, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.
Në këtë rast, videon e së cilit e ka siguruar ”Mitropol” shihet se si shefi i repartit të Gjinekologjisë, Dr. Blerim Feka sulmon bashkëshortin e një gruaje të shtrirë në këtë repart.
H.M, bashkëshortini pacientes së këtij reparti ka folir ekskluzivisht për “Mitropol”, duke thënë se ishte informuar nga pacientët se fëmiu i tij s’ishte mirë, prandaj deshi ta shihte.
“Kërkesa ime e vetme ka qenë të futem brenda pesë minuta për ta parë gruan dhe fëmiun tim, pasi dëgjova nga pacientët tjerë të Pediatrisë që djalin po donin t’a dërgonin në Prishtinë pasi më thanë se kishte probleme me frymëmarrje dhe pas kësaj normal unë si prind s’kam mujt me qenë stabil në atë gjendje. Doktori në vend se të dalë të më qetësojë e t’më këshillojë mua si prind i ri 29 vjeç, ai filloi t’bënte hajgare me mua dhe vjehrrën.”, tha ai.
Por, pas kësaj kërkese të tij, siç thotë qytetari i sulmuar, doktori ka filluar të ekspozojë sjellje që s’i kanë hije aspak, deri tek sulmi fizik, rast për të cilin është lajmëruar edhe Policia e Kosovës.
“Unë isha në korridor, e ai thoshte mos i shkel rregullat, po në korridor s’mund të ma ndalojë me ndejtë pasi nuk ka askund rregull të shkruar që ndalohet qëndrimi në korridor. Unë s’u futa me forcë, kërkova të futem veç 5 minuta ta shoh gjendjen e gruas dhe djalit dhe të dal. Ai filloi me u tallë, duke thënë “këqyre ku shkruan ndalohen vizitat, tha tash po e qkyej e po e bëj që lejohet hyrja veç për ty dhe vjehrrën.”, gjersa ne ishim në tension e stres.”, thotë H.M për “Mitropol”.
“Unë s’kam vërejtje për punën që e ka kryer gjatë lindjes, por sjellja e tij s’është e tolerueshme. Okej, une po përbihem, po do ju ndodhë edhe 100 raste tjera pas meje se unë s’isha rasti i parë, për te kish plot ankesa. Një rast tjetër i lajmëruar doktori në fjalë kish deshtë me i rrah nanë e bijë. Ky vazhdimisht ka kësi sjellje me pacientë dhe familjarë. Unë po kërkoj që ai të largohet prej asaj pozite sepse ai s’ish për aty. Njëzet vetë më thanë që ai është i trentë. Nëse është i trentë ai s’e ka vendin aty, ai e ka vendin në Shtime. Qysh me ia besu unë gruan e fëmiun tim një njeriu të trentë?”, u shpreh ai mes tjerash.
”Mitropol” mes tjerash mëson se doktori në fjalë ishte denoncuar në medie edhe për raste tjera më parë.
Për më shumë, ndiqni videon më poshtë të siguruar nga “Mitropol”:







