Rama shfaqet nga lokacioni i Sunny Hill:Mbi 40 mijë mysafirë, 60 vende , asnjë dhomë e hotelit e lirë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një videoje që e ka realizuar në lokacionin e Sunny Hill Festival, tha se në këtë ngjarje do të jenë mbi 40 mijë mysafirë, shkruan Mitropol.
Ai gjithashtu shtoi se Prishtina është ‘full’ dhe se asnjë dhomë hoteli s’ka mbetur e lirë.
“Sunny Hill i dha zë Prishtinës. Prishtina i dha shpirt festivalit”, ka shkruar ndër të tjetra Rama, teksa iu bën thirrje qytetarëve për të shkuar në këtë festival.








