Rama: Vijon sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë – kapen 32 ton

Përmes një videoje në Facebook, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tregon produktet e bllokuara gjatë 6 ditëve të fundit nga institucionet, pasi po tregtoheshin pa faturë, shkruan Mitropol.
Sipas kryeministrit, në gjashtë ditët e para të aksionit për kontrollin e tregut nga ushqimet që shiten pa faturë janë sekuestruar në total 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish.
‘Vijon pa pusim sekuestrimi i qumështit, bulmetrave dhe mishit pa faturë! Deri në fund!”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.








