Aurora Group
LAJME

Ramadani tregon disa detaje për bashkëautoren e Bashës në shkrimin për UÇK-në


Analisti Burim Ramadani ka folur për Jana Arsovskën, bashkëautoren e punimit ku akuzon rëndë UÇK-në bashkë me kryeparlamentarin Dimal Basha, shkruan Mitropol.

Ramadani tha se, pyetja është se si e njeh Basha Arsovskën dhe si shkruan punime me të.

Ai ka treguar se preokupimi i Arsovskës është “krimi i organizuar shqiptar”, dhe sipas tij Arsovska e sheh kulturën shqiptare si ” element bazik të krimit të organizuar”.

Për Ramadanin, Arsovska i plotëson kushtet që nga Kosova dhe Shqipëria të shpallet person non grata.

“Ajo e shpjegon Ballkanin përmes krimit të organizuar shqiptar sipas saj”, ka thënë ai.

Koha