Active 2
LAJME

Ramadani: Zërat e pakënaqur brenda VV-së do të rriten, Qeveria Kurti 3, nuk do të bëhet


Njëri prej figurave kyçe të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Infrastrukturës pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Në lidhje me këtë çështje ka komentuar edhe njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani.

Ai ka vlerësuar se ky veprim i Aliut do të shtojë edhe më tej pakënaqësitë brenda Vetëvendosjes.

“Sidoqoftë, bllokada disa-mujore u tejkalua në pjesën kryesore nga ndërrimi i kandidatit. Me zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri, Dimal Basha, Kosova tash është afër tejkalimit të plotë të ngërçit institucional e politik”, është shprehur ai.

Ramadani shtoi se hapi final duhet të ndodhë menjëherë.

” Qeveria Kurti 3 nuk do të bëhet. Të gjitha këto ngjarje të këtyre muajve janë dëshmitë finale pse nuk ka dhe nuk duhet të ketë Qeveri Kurti 3”, ka përfunduar Ramadani në reagimin e tij.

Premium Store