OP-ED

Ramush Haradinaj si duket nuk po flet kot për hyrje në qeveri

Shkruan: Milazim Krasniqi, profesor universitar

Roadside
Market Florenti

Ramush Haradinaj si duket nuk po flet kot për hyrje në qeveri. Diçka po zihet, si thuhet. Haradinaj mund të përfshihet në qeverisje, për ta kryer punën e planit franko-gjerman, veçmas formalizimin e Kishës Serbe, përfshirë edhe problemin e pronës së manastirit të Deçanit. E sigurt është që Kurti nuk e ka kaçikun që ta zbatojë atë detyrim, që e ka marrë nën presion. Ndërsa nga administrata Bajden, si duket llogaritet se Haradinaj mund ta kryejë atë obligim të rëndë, që ka marrë përsipër qeveria e Kosovës. Kjo hipotezë imja e ka një histori, ku mbështetet. Detyrën për manastirin e Deçanit Haradinajt ia kishte pasë ngarkuar Bajdeni në vitin 2002, pas vizitës së parë që ia kishte bërë manastirit në vitin 2001. Në një letër konfidenciale Bajdeni i kishte kërkuar Haradinajt që ta mbronte manastirin. Në vitin 2005 Bajdeni e ka njoftuar Kongresin për atë letër. Siç dihet në vitin 2004 manastiri i Deçanit nuk është ngacmuar nga askush, gjë që i është faturuar si meritë Haradinajt. Në vizitën në vitin 2009 Bajdeni i ka vlerësuar sërish lart vlerat e manastirit të Deçanit. Duket sikur Bajdeni ka krijuar një lidhje emocionale me atë manastir. Kur mblidhen këto nuanca, mund të nxirret një hipotezë, se Ramush Haradinaj llogaritet si faktor për ta realizuar Planin franko-gjerman dhe Planin e Zbatimit, sepse Kurti nuk e ka as guximin e as karizmën për t’i zbatuar ato plane që i ka pranuar, por të cilat për të janë barrë e rëndë. Natyrisht për Kosovën ai plan është barrë edhe më e rëndë, por tashmë Kurti atë barrë Kosovës ia ka ngarkuar. Ndwrsa, kjo që skicova për mundësinë e futjes së Haradinajt në qeveri, mbetet hipotezë.

Market Florenti
Market Florenti
Koha
Florenti Company