Raportohet për probleme me listën e VV-së për zgjedhjet lokale në Mitrovicë – Albin Kurti arrin në selinë e VV-së

Gjatë ditëve të fundit është raportuar se selia e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka hasur në disa probleme për të përmbyllur listën për asamble komunale për shkak të mungesës së kandidatëve, numri i të cilëve duhet të jetë 34, shkruan Mitropol.
Raportohet se gjatë ditës së sotme, në selinë e VV-së ka arritur edhe kreu i këtij subjekti, Albin Kurti.
Ardhja e Kurtit në Mitrovicë mund të lidhet me problemet e brendshme që kjo degë po vazhdon të ketë me listën e kandidatëve për asamble komunale, dhe mungesën e përkrahjes së Faton Pecit për kryetar të Mitrovicës.







