Raportohet se ka vdekur i dyshuari që ra nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia

Ka ndërruar jetë Bilall Kqiku, i cili ishte në kërkim nga Policia për një vrasje të rëndë që kishte ndodhur në lagjen Kolovicë të Prishtinës, shkruan Mitropol.
Kqiku ishte arrestuar nga Policia e Kosovës më 10 korrik, pasi ishte lokalizuar në një banesë në Prishtinë.
Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes për arrestim, ai kishte tentuar të arratisej duke u hedhur nga kati i katërt i objektit ku po fshihej.
Si pasojë e kësaj tentative, ai pësoi lëndime të rënda trupore.
Pas incidentit, ai ishte menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku qëndronte nën trajtim mjekësor dhe mbikëqyrje policore.
Mirëpo, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra.







