Rasteve sociale në Mitrovicë u shtyhet pagesa për të enjtën pa paralajmërim, detyrohen të kthehen në shtëpi

Qytetarë të shumtë që marrin asistencë sociale u zgjuan këtë mëngjes për t’i marrë ato në Postën e Kosovës në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Mirëpo kur arritën aty, nuk u doli çka pritnin.
Një letër me njoftimin se asistencat sociale do jipen të enjten, më 2 dhjetor ishte vendosur në dyert e hyrjes së objektit.
Të dëshpëruar, ata dërguan fotografinë e njoftimit në redaksi të Mitropol.
Një pjesë e tyre kishin ardhur nga fshatra të largëta duke shpenzuar para për udhëtimin e bërë deri në qytet vetëm për këtë qëllim, ndërsa u detyruan të kthehen kokëulur për shkak se nuk kishin asnjë paralajmërim se asistencat do shtyheshin për nesër./Mitropol/








