Active 2
02LAJME

Reagojnë aktivistët mitrovicas: Kërkojmë përgjigje të shpejt nga Komuna e Mitrovicës pse u rënua objekti i shkollës së muzikës

Aktivistët e shoqërisë civile në Mitrovicë kanë reaguar për rrënimin e objektit të shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, shkruan Mitropol.

Ky objekt u rrënua dje, ndërsa pikëpyetje për këtë rrënim u ngritën edhe nga ish nënkryetari Mujka.

Aurora Group

E sot aktivistët e shoqërisë civile kërkuan përgjigje të shpejt nga komuna për këtë rrënim.

Reagimi i plotë:

Aktivistët e Shoqërisë Civile në Mitrovicë shprehin shqetësim dhe përmes këtij shkrimi reagojnë për rrëzimin e ish-shkollës së muzikës “Tefta Tashko”. Këto akte kanë filluar të bëhen brenda natës pa u konsultuar aspak me organizatat e shoqërisë civile dhe qytetarët. Ndërtesat që janë pjesë e shenjtë e memories kolektive të mitrovicasëve, do të duhej te restauroheshin dhe të viheshin në shërbim të qytetarëve, për aktivitete të ndryshme kulturore e edukative, e assesi të rrënoheshin.

Kërkojmë nga Komuna e Mitrovicës përgjigjje të shpejt për këtë veprim!

7 arte,
Mitrovica Guide,
Community Building Mitrovica,
Mundesia,
Iniciativa Zgjatma Doren,
Valet e Paqes,
Mevlude Surkoshi,
Armela Hajra
Ambientalistët e Mitrovicës
Ojq SHMGGRM
OJQ PRAM
REC – Reconciliation Empowering Communities
Qendra Rinore Mitrovicë

Active 1