Reagojnë sindikalistët: Brenda shtatë muajve po e varrosim punëtorin e 21-të

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës kanë reaguar për vdekjen e punëtorit 40 vjeçar në Drenas, pas rënies nga lartësia në vendin e punës në kulmin e një ndërtese, shkruan Mitropol.
Në reagimin e tyre thuhet se kjo është vdekja e 21-të në vendin e punës në 7 muajt e parë të vitit dhe se kjo situatë është alarmante.
Më tej në reagim thuhet se institucioneve iu është kërkuar pension për familjarët e tyre.
” Nga Janari deri me sot përcjellim 21 jetë të punëtorëve të cilët shkuan për të fituar ndershëm bukën e gojës, por fatkeqësisht 21 familje mbeten pa babën, burrin, vëllaun, fëmijën e tyre”, thuhet tutje në reagim.
Gjatë ditës së djeshme u raportua për vdekjen e një 40 vjeçari në Drenas si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.
Ai më pas është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku përkundër përpjekjeve të mjekëve, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.








