Pellini
02KULT'ARTLAJME

Reagon Drejtori i Urbanizmit në Mitrovicë, e arsyeton rrënimin e objektit të shkollës “Tefta Tashko”

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Mitrovicës, Edison Tërnava, ka reaguar pas rrënimit të objektit të ish shkollës së muzikës “Tefta Tashko”, në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Ai ka theksuar se në takimin që ka pasur me shoqërinë civile i ka njoftuar ata se do të krijohet komisioni për verifikimin e gjendjes faktike të objektit të shkollës.

Active 1

Ai ka shtuar se raporti i komisionit ishte i tillë sa që rrezikohej vetrrënimi i shkollës, andaj ndërhyrja ishte e patejkalueshme.

Reagimi i plotë i drejtorit:

Të dashur qytetar të Mitovicës, duke parë disa reagime për rrënimin e objektit në ish-shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” duam t’ju japim sqarim opinonit publik për vendim rrënimin.

1. Me daten: 11.01.2022 është mbajtur takimi me shoqërin civile për të diskutuar lidhur me rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “Ali Zeneli” dhe në këtë takim është njoftuar shoqëria civile për krijimin e komisionit për verifikimin e gjendjes faktike të objektit, poashtu është diskutuar PZHK për zgjerimin dhe hapjen e rrugës “Ali Zeneli”.
2. Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm ka krijuar komisionin për verifikimin e gjendjes faktike të objektit në ish-shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal 2020-2028 pjesë e kësaj puntorie kanë qenë edhe shoqëria civile. Në bazë të PZHK ( Plani Zhvillimor Komunal) që parasheh zgjërimin dhe hapjen e rrugës “Ali Zeneli” e cila është në interes publik, dhe duhet të trajtohet me prioritet duke u bazurë në vendimin e nxjerr nga Kuvendi Komunal dhe MAPL në vitin 2020. Komisioni i krijuar, pas verifikimit të gjendjes së objektit, konstaton se : bazuar në shkallen e amortizimit, nuk ka vlerë asnjë lloj investimi, që nënkupton faktin se, zgjidhja e vetme është rrënimi i objektit. Poashtu më teje komisioni konstaton që objekti paraqet rrezik të vetërrenimit.

Dukato 1