Reagon Haradinaj pas rastit tragjik në Gjakovë – kërkon rritje të sigurisë në vendet e punës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen tragjike të dy punëtorëve në Gjakovë, shkruan Mitropol.
Ai e ka quajtur këtë humbje një tragjedi të madhe jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për shoqërinë në tërësi.
Përmes një reagimi publik, Haradinaj ka shprehur shqetësimin e tij rreth rastit.
“Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune” ka deklaruar ai, duke shtuar se institucionet shtetërore duhet ta marrin këtë rast si një alarm për të rritur përgjegjësinë.
Në fund, ai ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, kolegët e tyre dhe gjithë qytetarët e Gjakovës.








