Medi
02SPORT

Reagon KH Trepça pas ndërprerjes së ndeshjes me KH Vushtrria

Sonte ndeshja e henbollit në kategorinë e meshkujve mes KH Vushtrria dhe KH Trepça është ndërprerë për shkak të një përleshje fizike mes lojtarëve.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar KH Trepça, ku ka akuzuar ekipin vushtrrias për dhunën e shkaktuar në palestër.

Medi

Njoftimi i plotë i KH Trepça:

Ndërpritet ndeshja në Vushtrri

Sulmohemi pabesisht nga lojtarët, tifozët dhe madje edhe anëtarë të kryesisë së klubit vushtrrias. Policia ishte prezente, por fatkeqësisht thuajse në rolin e shikuesit.
Do të procedojmë në gjykatën kompetente sulmin e realizuar fizik ndaj lojtarëve tanë.

Dy ngjyra, një simbol
TREPÇA

Koha