Aurora Group
02LAJME

Reagon Xhafer Preteni, përmes një postimi kritikon edhe Pecin edhe Musliun për fjalosjen e sotme

Ish Udhëheqësi i UÇK-së në Shalë të Bajgorës, Oficeri në Pension, Xhafer Preteni, tani asambleist në Asamble Komunale në Mitrovicë ka reaguar ndaj përplasjes që patën deputetja Ganimete Musliu me

ministrin Faton Peci.

Medi

Preteni, përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar edhe Musliun edhe Pecin, për gjuhën e përdorur gjatë fjalosjes.

Preteni ka kërkuar nga ministri Peci që mos të paraqet trimëri mediatike duke i përmendur plumbat, sepse nuk e kishte të njejtin guxim kur ishte koha për ta treguar atë.

Në anën tjeter deputetes Musliu i’u ka drejtuar që mos ta keqpërdorë respektin e dikujt ndaj gjinisë femërore.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj gjuhës së ashpër të atyre që përfaqësojnë qytetarët!

I nderuari Ministër Faton Peci ajo që dëgjuan dhe panë qytetarët tanë nuk ishte etike e as profesionale nga ana juaj! Deputetja dhe ata të cilëve i’u drejtove me fjalë të ulëta nuk kanë plumba për ty por patën për ata që na mbajtën të okupuar njē shekull. Madje dolën para plumbave të armikut para të cilëve ti nuk e pate guximin të dalësh. E sot mbase e gëzon lirinë e shprehjes mos e keqpërdor atë duke rrahur trimëri mediatike!

E nderuara Deputete Ganimete Musliu gjuha të cilën e përdore sot dhe reagimi arrogant nuk përket me etikën dhe profesionin tuaj. Kujdes nga provokimet dhe mos e keqpërdor respektin e dikujtë ndaj gjinisë suaj!

Thirrni mendjës secili nga ju sepse populli në sjelljen e juaj e mbështetë besimin në ju!

Koha