Medi
02LAJMESPORT

Referim skandaloz i treshes së referëve Maxhuni, Mumini e Gashi karshi KB “Trepça”

Lojtarët e KB “Trepça” veç sa nuk po e lënë zemrën në fushë. Kjo edhe po ua sjell fitoret e shumëfishta.

Por mundin e tyre sipas shumë njohësve të sportit po ua humb referimi skandaloz e me standarde të dyfishta i treshes së referëve Dardan Maxhuni, Xhelal Mumini e Artan Gashi, shkruan Mitropol.

Tripika

Kjo nuk është hera e parë që mitrovicasit po ankohen për referimin që bëjnë këta emra, e ankesa më së shumti nga tifozët dhe qytetarët e njohësit e sportit ka për referimin e referit Dardan Maxhuni.

Referim skandaloz e me tendencë pati edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, e zhvilluar në “Minator” të Mitrovicës, por për fat të mirë të “Trepçës”, lojtarët luftuan deri në momentin e fundit, duke ia siguruar ekipit fitoren e dytë.

Në videon e mëposhtme gjeni përmbledhjen e referimit skandaloz të referëve karshi KB “Trepça”./Mitropol/

VIDEO E REFERIMIT

Pellini