Rinol Gashi me licencë të dyfishtë nga sot përveç Trepçës do të mund të luaj edhe tek KB Vushtrria

Rinol Gashi nga sot do të paraqitet edhe për klubin e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.
Ai do të jetë pjesë e KB Trepça por ka licencë të dyfishtë dhe në të njejtën kohë do të paraqitet edhe tek KB Vushtrria.
Vushtrriasit që janë lider të Ligës së Parë në basketbollin kosovar ditë më parë kishin transferuar edhe ish lojtarin tjetër të KB Trepça, Ramadan Zekiqi.
Duhet theksuar se vushtrriasit udhëhiqen po ashtu edhe nga një trejner nga Mitrovica, Gazmend Asllani, i cili sezonën e kaluar ishte pjesë e shtabit teknik të KB Trepça. /Mitropol/








