Medi
LAJME

Rohde shpreh zhgënjim me qëndrimin e VV-së për aktgjykimin


Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, tha se është “i zhgënjyer” me deklarimet e politikanëve nga Vetëvendosje te të cilët s’ka parë gatishmëri për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstitutive, shkruan Mitropol.

“Jo, jo duhet të thoni se e respektoni…e jo ‘duhet ta lexojmë’ Aktgjykimin…nuk duhet të lëmë hapësirë për spekulime se dikush nuk do ta respektojë” është shprehur Rhode.

Gjithashtu në prag të zgjedhjeve lokale, Rhode bëri thirrje që të mos ketë “tentime” për të ndaluar parti politike serbe, përkatësisht Listën Serbe, që të merr pjesë në zgjedhje.

” Duhet të kthehet përfaqësimi politik në veri…jo me 2%”, tha Rohde – referuar kryetarëve shqiptarë me legjitimet minimal ndonëse legalë.

Koha