
Mbrëmë qytetarët e Mitrovicës patën mundësi të argëtoheshin në koncertin spektakolar ku performuan Rona Nishliu dhe “New Big Band”, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, shkruan “Mitropol”.
Disa nga këngët e performuara nga Rona Nishliu ishin: “Loçkë” nga TNT, “Më lehtë pa dhimbje” nga Muharrem Qena, “Moj e mira te pojata” nga MAK, dedikim Haki Misinit dhe Mehmet Tupellës, si dhe “A ka arsy” me Bim Bimma.
Ndër veçantitë e kësaj nate ishte edhe performimi i këngës “Suus” e cila u përformua për herë të parë në Kosovë pas festivalit të Eurosong.
Ky koncert u organizua nga 7 Arte në kuadër të programit të sivjetmë të Green Fest-XII, dhe i njëjti është përkrahur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Komuna e Mitrovicës./Mitropol/
Postimi i plotë:








