Rozeta Hajdari paraqitet sërish në Prokurori Speciale

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, është paraqitur sërish në Prokurorinë Speciale, shkruan Mitropol.
Paraqitja e saj në PSRK, dyshohet të jetë e lidhur me rastin e rezervave shtetërore.
Kujtojmë se rasti i rezervave shtetërore ishte bërë kryelajm në muajin gusht të vitit 2023, kur u raportua për keqpërdorimin e rezervave, për çka disa persona përfunduan në pranga të Policisë, në mesin e të cilëve ishin edhe zyrtarë të ministrisë së Hajdarit.
Tetë muaj më vonë, në prill të vitit të kaluar, Hajdari ishte ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo ishte mbrojtur në heshtje.
Mitropol do të vazhdojë të iu mbajë të informuar me detaje të tjera.







