Dukato 2
LAJME

Rrahje afër lokalit “C’est la Vie” në Mitrovicën e Veriut – Një person i lënduar

Gjatë pasdites të së shtunës, një përleshje fizike ka ndodhur në veri të Mitrovicës, ku si pasojë një personka përfunduar me lëndime trupore, shkruan Mitropol.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 17:45, ku njësia patrulluese ka hasur në një konflikt fizik në mes të disa personave.

Dyshohet se V.K, rreth 34 vjeçar ka sulmuar fizikisht me shqelm personin B. Xh, rreth 43-vjeçar, dhe si pasojë viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut.

Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Mitrovicë Veri, ku janë intervistuar nga njësia e hetimeve, ndërsa është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Sulm”.

Dukato 1