Active 2
LAJME

Rrahje e rëndë te rrethi i flamurit në Prishtinë – një i plagosur- një në mbajtje


Një përleshje e dhunshme fizike është regjistruar të mërkurën pasdite në zonën e njohur si Rrethi i Flamurit në Prishtinë, shkruan Mitropol.

Tre persona janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me lëndime trupore të rënda për njërin prej tyre.

Rasti ka ndodhur rreth orëve të pasdites gjatë ditës së djeshme , ku edhe njësitet policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes.

Të tre personat janë shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Jugu, ndërsa i lënduari është dërguar në QKUK për tretman emergjent për shkak të lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Active