Rrahmani: Pasojat e keqqeverisjes së Agim Bahtirit dhe të LVV-së në Mitrovicë janë ende ekzistente!

Ish-asambleisti i PDK-së, Dr. Remzi Rrahmani ka kritikuar qeverisjen e Agim Bahtirit, duke thënë se pasojat keqqeverisjes së Agim Bahtirit dhe të LVV-së në Mitrovicë janë ende ekzistente, shkruan Mitropol.
Rrahmani shkroi se Bahtiri, për një grusht vota, hapi shkollën “Harun Beka” në Gushac por nxemjen nuk u’a siguroi.
“I konsumoi të gjitha kontratat e nuk la mjete as për largimin e borës në fshatrat e Shalës.
Ai i la për 8 vite qytetarët edhe pa oksigjen në QKMF”, shkroi Rahmani në Facebook.
“Cka nuk la keq se?!”, pyeti krejt në fund Rrahmani, duke theksuar se qyteti u katandis në kohën e Bahtirit./Mitropol/








