Dukato 2
02LAJME

Rrethi i kaltërt ngritet lartë për herë të parë në Vushtrri

Çdo vit shënohet më 14 Nëntor shënohet “Dita Ndërkombëtare e Diabetit” duke shërbyer kështu një datë vetëdijësimi dhe kujdesi për këtë sëmundje që ka prekur miliona njerëz në botë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngreh alarmin. Çasja ndaj kujdesit të diabetit , nëse jo tani kur është tema për Ditën Botërore te diabetit 2021 -23.

Aurora Group

Për të rritur vetëdijsimin dhe informimit rreth kësaj sëmundje për herë të parë në përmasa më të mëdha dhe me një fushatë të madhe vetëdijësimi është shënuar edhe në qytetin e Vushtrrisë me aktivitete të shumta dhe të llojllojshme gjithmonë për t’i shërbyer interesit të qytetarëve për shëndetin e tyre. Për këtë ka folur edhe Doktorresha Edita Blakaj Shala, e cila ka folur për aktiviteet e zhvilluara në këtë datë me theks të veçantë edukimin dhe informimin për sëmundjen e Diabetit.

“Nuk duhet të jetë vetem një datë e caktuar për t’u marr me këtë temë , ose një ditë , duhet të jenë ditë, muaj , vite që të vetëdijësohemi që Diabeti është vrasës i fshehtë” thotë Doktorresha Blakaj-Shala.

Doktoresha prane spitalit “Sheik Zayed” siç përmendëm edhe më lartë ka qenë edhe nismëtarja dhe organizatorja e një programi që u zhvillua nëKalanë e Qytetit të Vushtrrisë si dhe shumë aktivitete të ndryshme jashta saj, për nder të pikërisht kësaj date me rëndësi për shëndetin e njeriut.

Mjekët endokrinologë keshillojnë që vemendja e kësaj semundje të “heshtur” duhet të jetë më e madhe. Duke e ditur që Diabeti është nga sëmundjet kronike me rritje më të shpejt në botë .Vlerësohet që rreth 700 milonë njerëz të rritur në mbarë botën do të kenë diabet.

“Diabeti nuk është vetëm një sasi e rritur e sheqerit në gjak , kjo është sëmundje kronike , rraskapitëse dhe e shtrenjtë në kuptimin e shëndetit të njeriut dhe që prek çdo familje” shton Doktorresha Blakaj-Shala.

“Është fakt trishtues që edhe pas 100 viteve pas përdorimit të pare të insulinës , në shume vende të botës , por edhe te ne hasin në vështirësi të sigurimit te preparateve te saj” shton tutje Shala.

Blakaj-Sahala shton se Tema për këte vit është “Qasja në kujdes ndaj diabetit , nëse jo tani kur ?”

Doktorresha Blakaj-Shala prezenton edhe thirrjen e Federatës Ndërkombërate të Diabetit si në vijim:
Të sigurojë kujdes me të mirë të mundshem të pacientet me diabet , duke siguruar qasje të perballueshme dhe të vazhdueshme për të gjitha barnat antidiabetike të pranishme në Listën esenciale të barnave veçanarisht ato insulinike, glukomatesit, dhe test shiritat.

Të përmiresohet skrining më të mireë dhe më kohë të vie te diagnoza për të parandaluar komplikimet e diabetit!
Rrethi i kaltërt është simbol i ndergjegjesimit për diabet .

“Kampanja një ditore për nderë të kësaj dite , ka qene nje vetëiniciative e imja si specialiste e kësaj fushe së bashku me endokrinologë të tjerë në mënyrë që ta ngrisim zerin dhe vëmendjen më shume për këtë semundje” thotë Doktorresha Blakaj-Shala.

Duke treguar për organizimin e mbajtur në Vushtrri, doktorresha Shala shpalosë aspektet organizative duke treguar se ka qenë e ilustruar dieta diabetike , fanella me logo të temës për këtë vit, barna falas deri në 300 cope , matje te glikemise dhe TA , fletushka edukative senzibilizuese deri 1000 cope etj.

Ajo gjithashtu tregon se për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Diabetit, në shumë prej barnatoreve në Vushtrri ka pasur 20% zbritje në barna antidiabetike.

“Për realizimin e kësaj iniciative kam hasur mbështetje nga së pari Komuna e Vushtrrisë , pastaj nga Spitali ‘Sheik Zayed’ ,QKMF, si dhe disa kompani farmaceutike , të cilët i falënderoi për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.

Weelnes