IN MEMORIAMLAJMESHNETA

Rrezik: Edhe pacientët e vaksinuar janë hospitalizuar nga virusi

20 pacientë të vaksinuar janë të hospitalizuar nga virusi Covid-19, shkruan Mitropol.

Këta pacientë ditë më parë i kanë marrë vaksinat e tyre mirëpo duket se kjo nuk ka kryer punë.

Market Florenti

Infektologu Izet Sadiku ka theksuar se 20 personat që janë të vaksinuar e kanë gjendjen stabile dhe e kalojnë më lehtë virusin.

“Ka diku 20 persona që kanë ardh që kanë qenë të vaksinuar. Ata që kanë vaksina kalojnë në forma të lehta klinike se sa ata që nuk janë të vaksinuar”, tha Sadiku.

Sipas Sadikut 10 nga personat janë me një dozë të vaksinë teksa 10 të tjerë me dy doza të vaksinës.

“10 pacientë janë me një vaksinë dhe 10 të tjerë me dy doza të vaksinës anti-COVID”, ka deklaruar Sadiku në një intervistë televizive.

Një dukuri e tilë mund të ndikojë që besimi në vaksina të bie edhe më shumë. /Mitropol/

Weelnes