
19 të vdekur dhe 279 raste pozitive nga 6.079 testime kanë rezultuar sot nga rezultatet e datës 17 Shtator 2021, informon Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Mitropol.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.960 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.129.250 doza të vaksinës. Deri më sot 412.523 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333.
Në total numri i rasteve aktive është 12.464./Mitropol/








