Rruga “Fahri Aliu” sërish mbetet në terr, banorët ankohen se dikush qëllimisht po e dëmton ndriçimin

Banorët dhe frekuentuesit e rrugës “Fahri Aliu”, sërish kanë mbetur në terr, pasi ndriçimi publik në këtë rrugë është dëmtuar, shkruan Mitropol.
Banorët e zonës kanë dërguar foto në redaksinë e Mitropol, duke theksuar se tash e dy ditë rruga e tyre ka mbetur pa ndriçim.
Ndonëse rruga është në qendër të qytetit, banorët tregojnë se komuna po e neglizhon kërkesën e tyre për ta sanuar prishjen.
“E kemi njoftuar komunën, po kërkush spo nin bile për këtë punë”, tha njëri nga banorët.
Sipas banorëve duhet theksuar se këto drita po i dëmton dikush qëllimisht. /Mitropol/








