Active 2
02LAJME

Rrugën e rregulluar pranë shkollës ujësjellësi e sjellë në gjendje të mjerueshme, nxënësit ankohen

 

Një rrugë pranë shkollës “Abdullah Shabani” është gjendje jo të mirë, shkruan Mitropol.

Pellini

Kjo rrugë e cila deri vonë ishte rregulluar dhe në gjendje mjaftë të mirë, tani është krejt lloç.

E deri tek kjo gjendje ka ardhur për shkak të punimeve që kompania e ujësjellësit i ka kryer në atë rrugë.

Banorët, fëmijët e të cilëve e frekuentojnë këtë rrugë janë ankuar se rruga në këtë gjendje ka ardhur pasi ujësjellësi ka kryer punimet dhe e ka lënë në këtë gjendje.

Ata kanë theksuar se është mjaftë e vështirë për fëmijët e tyre të shkojnë deri në shkollë pa u përlyer me lloç.

Tutje banorët kërkuan nga organet kompetente të reagojnë për këtë gjendje në të cilen gjendet rruga. /Mitropol/

Dukato 1