Aurora Group
LAJME

Rrugët asfaltohen edhe në fshatin Bukosh të Vushtrrisë


Në fshatin Bukosh të Vushtrrisë është realizuar asfaltimi i disa segmenteve të rrugës “Batalioni i Parë”, investim ky i financuar nga Komuna e Vushtrrisë, shkruan Mitropol.

Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, tha se ky projekt do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për banorët e kësaj zone.

“Me këto investime, po përmirësojmë infrastrukturën rrugore dhe po krijojmë kushte më të mira për jetën e përditshme të qytetarëve,” deklaroi ai.

Weelnes