Dukato 2
KOSOVËLAJME

Rrusta: Çështja e të pagjeturve prej fillimit ka qenë e adresuar gabim

Teutë Rrusta nga radhët e Partisë Socialdemokrate (PSD) ka thënë se çështja e të pagjeturve është trajtuar gabim që nga fillimi i saj.

E ftuar në edicionin special të RTV Dukagjini lidhur me zhvillimet e fundit në Ohër të Maqedonisë, Rrusta ka thënë se e gjitha është një lojë simbolesh.

Active

“Çështja e të pagjeturve për mendimin tim prej fillimit ka qenë e adresuar gabim përderisa ti në ndërkohë që ke emëruar fëmijun e Ukshin Hotit, djalin e tij edhe pak si simbolikë, më shumë ke luajtur me simbolika sesa me rezultate konkrete” ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, Rrusta ka thënë se aneksi i marrëveshjes parasheh një tejkalim të së kaluarës për të dyja palët.

“Ne e kemi dëgjuar edhe vet Andinin duke thënë se ka hasur në vështirësi dhe se kjo punë ka ngecur sepse kornizat në të cilat ka ndodhur dialogu Kosovë-Serbi, nëse e sheh aty flitet tek pika për tejkalimin e të kaluarës, atynuk bëhet fjalë vetëm për tejkalimin e të kaluarës për ne ti tejkalojmë atë por e presupozon për të dyja palët nifar lloj barazimi të atyre që kanë bërë vrasjet dhe atyre që janë vrarë”, ka deklaruar ajo.

Ndër të tjera, Rrusta vlerëson se thelbi i marrëveshjes është pranuar dhe me këtë marrëveshje vetëm sa do të zgjatet edhe më tepër çështja e negociatave me Serbinë.

Active 1