Premium Store
KOSOVËLAJME

Rubin: Shqetësimi i Jakup Krasniqit ishte vuajtja e njerëzve, menduam se mënyra për t’i shpëtuar ata ishte mposhtja e Millosheviqit

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka folur për takimin e 12 prillit të vitit 1999 me Jakup Krasniqin në Bruksel. Ai tha se Krasniqi kishte kërkuar që ShBA-ja të ndërhynte për të ndaluar spastrimin etnik të Sllobodan Millosheviqit ndaj popullit shqiptarë në Kosovë

Rubin tregoi se shqetësimi i Krasniqi ishte vuajtja e popullit, ndërsa shtoi se “menduam se mënyra më e mirë për të shpëtuar këta njerëz ishte të mposhtnim Millosheviqin, dhe kjo ndodhi disa javë më vonë”.

Active 1

“Më kujtohet takimi me z.Krasniqi në Bruksel. Ishte moment i dhimbshëm gjatë luftës, nuk e dinim çfarë drejtimi do të merrte lufta. Krasniqi na takonte gjëra për të cilat ne nuk ishim përgatitur, siç ishin dërgimi i trupave tokësore. Ne sqaruam atë që ishim gati të bënim, që do të bënim dhe gjëra që s’mund të bënim”.

“Ai po na transmentonte formalisht kërkesat e udhëheqësve të UÇK-së dhe Kosovës neve ShBA-së”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

“Shqetësimi i tij kryesor ishte kërkesa për ndërhyrje të ShBA-së për të ndaluar spastrimin etnik të Millosheviqit. Ky moment i djeshëm ishte si të mposhtim Millosheviqin. Kishte njerëz të ndryshëm, përfshirë UÇK-në që donin të ndërhynin nga ajri, toka që ishte temë e ndjeshme, pasi s’ishim të përgatitur për një gjë të tillë”, tha ai.

Koha