Sa ka kursime Armend Muja? – Deputeti që po refuzon që populli t’i tërheqë paratë nga Trusti?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka dalur haptazi kundër tërheqjes së parave të Trusit, vendim ky që u nisë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Madje, në një deklaratë skandaloze ai tha se momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike, pasi kemi rritje ekonomike.
Duke harruar se çmimet në Kosovë kanë arritur mbi normale, dhe se paga minimale ende është 170 euro, e pamjaftueshme për qytetarët.
“Momentalisht nuk është nevoja të përdoren fondet e Trustit për t’u përballur me krizën ekonomike.Nuk është situata e njëjtë, sepse kemi një rritje ekonomike prej 10%”, ka thënë ai.
Por, sa kursime ka Armend Muja, kundërshtari i madh i tërheqjes së parave të Trustit?
Në bazë të të dhënave të publikuar në Agjencia kundër Korrupsionit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje del të ketë goxha kursime të mjaftueshme, për të kaluar krizën aktuale.
Muja ka mbi 15 mijë euro të kursyera nëpër banka e Kosovë, ndërsa mbi 1 mijë në llogarinë e tij rrjedhëse.
Ndërsa, gruaja e tij ka mbi 600 euro në një nga bankat.








